top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUA NJË PERSON I ARMATOSUR GJATË TUBIMIT TË KANDIDATIT PRESIDENCIAL DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NË KALIFORNI.

Kaliforni, Amerikë | Ai kishte një pistoletë, një pushkë dhe një karikator. Ne ndoshta shmangëm vrasjen e tretë të Danlld Trampit (Donald Trump)”, tha sherifi i Qarkut Rivërsaid (Riverside), Çad Bianko (Chad Bianco).

 

Një burrë i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë të mbushur u arrestua nga zëvendësit e sherifit të vendosur në tubimin e Danlld Trampit (Donald Trump), në Coachella, Kaliforni, dje.

 

Vem Millër (Miller), me moshë 49 vjeç, nga Las Vegas, u ndalua teksa mbërriti me një fuoristradë të zezë pranë tubimit dhe u arrestua për mbajtje pa leje të një arme zjarri dhe një karikator me kapacitet të lartë.

 

Ky incident nuk pati asnjë ndikim në sigurinë e ish-presidentit Tramp apo pjesëmarrësve të ngjarjes”, tha sherifi pa dhënë informacione të mëtejshme.

 

Z. Millër (Miller) u lirua me kusht dhe do të dalë në gjykatë më 2/1.

 

I shtyrë nga pyetjet e gazetarëve për orientimin e njeriut të ndalur në tubim, sherifi Çad Bianko (Chad Bianco) tha se “grupi ku ai bënte pjesë është ekstrem i djathtë. Njerëz që nuk besojnë në qeveri, njerëz në margjina. Por nuk është kjo çështje, ai është i çmendur, pavarësisht se cilës parti i përket - shtoi sherifi - duke saktësuar se nuk e di motivin për momentin”.

 

Personi i arrestuar në tubimin e Trampit pozoi si gazetar.

 

Personi që u arrestua u prezantua si gazetar, targa e automjetit të tij ishte false dhe mbante disa pasaporta”.

 

Policia e qarkut Rivërsaid (Riverside) në Kaliforni e tha këtë në lidhje me personin e armatosur të ndaluar brenda perimetrit të tubimit të Danlld Trampit (Donald Trump), në Coachella. Ai u arrestua para se manjati të mbërrinte në ngjarje.

 

Ai ishte anëtar i “Qytetarëve Sovranë”.

Personi i arrestuar brenda perimetrit të tubimit të kandidatit presidencial Danlld Tramp (Donald Trump), në Coachella kishte një kartë anëtarësimi për një grup të quajtur “Qytetarë Sovranë”.

 

Kështu tha policia e qarkut Rivërsaid (Riverside), duke saktësuar se FBI dhe Shërbimi Sekret po bashkëpunojnë në hetim.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page