
Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Milto Çuni, me moshë 64 vjeç.
Ai akuzohet se duke drejtuar në automjet tip kamion përplasi për vdekje një person që ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Njoftim | Aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me automjetin, pas disa orësh kërkimesh dhe këqyrje të kamerave.
Policia bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” shtetasin M. Ç., 64 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas rreth orës 17:30, të datës 24.12.2024, në lagjen nr 15 Durrës, duke drejtuar automjetin kamion ka përplasur me pasojë vdekjen, shtetasin P. P, 39 vjeç, banues në lagjen nr 15 Durrës, dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit bashkë me kamionin që drejtonte.
Pas disa orë kërkimesh dhe këqyrje të kamerave, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Si dhe bëri bllokimin e kamionit në cilësinë e provës materiale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments