Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit arrestuan:
1- Z. Lul Rakaj.
Ai akuzohet se plagosi me armë zjarri z. Besmir Qofi dhe z. Avenir Hasanaj, në Malësi të Madhe.
Njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse tjetri ka plagë në këmbë.
Dyshohet se shkak i aktit kriminal ishte prishja e pazareve të drogës.
Kumtohet se z. Lul Rakaj rrteh 13 vjet më parë ka vrarë me armë zjarri z. Kolë Mushku, ngjarje kriminale e ndodhur në Hot të Malësisë së Madhe.
Akti kriminal u krye për hakmarrje, pasi z. Kolë Mushku i kishte vrarë të atin.
Njoftim | Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments