top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUA LUÇIAN MHILLI: AKUZOHET SE KA GISHT NË VRASJEN E VALTER FIERZËS | TË ARRESTUAR JANË EDHE 3 VËLLEZËRIT E TIJ: KLODIAN MHILLI + ALEKSANDËR MHILLI + PAULO MHILLI + ENTON DUSHAJ.

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;

1- Z. Luçian Mhilli, me moshë 21 vjeç.

 

Ai akuzohet se së bashku me dy vëllezërit e tij vranë z. Valter Fierza, rreth një vit më parë, në fshatin Hot i Ri.

 

Z. Valter Fierza, me moshë 33 vjeç u vra mbrëmjen e 21 shtatorit të vitit 2023 në fshatin Hot i Ri, të Shkodrës, vetëm pak metra larg banesës së tij.

 

Ai po shkonte me makinë në lokalin e fshatit pasi kishte mësuar se i vëllai, z. Kol Fierza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mhilli.

 

Sherri mes z. Kol Fjerza dhe autorit të dyshuar, z. Klodian Mhilli kishte lindur për një vend parkimi. Ata kishin pasur edhe një konflikt të hershëm mes tyre, por viktima, z. Valter Fjerza nuk ishte pjesë e konfliktit.

 

Dorasi kishte marrë me vete 4 familjarë për tu përballur me z. Kol Fierza. Pas debatit verbal dorasi (i cili, ishte edhe fqinj me ta mori një armë zjarri dhe shtiu ndaj z. Valter Fierza duke e vrarë në vend.

 

Tre veta të tjerë janë arrestuar për vrasjen e z. Fierza fill pasi ajo ndodhi, konkretisht:

1- Z. Klodian Mhilli.

2- Z. Aleksandër Mhilli.

3- Z. Paulo Mhilli.

4- Z. Enton Dushaj (ky i fundit për shkeljen penale të parashikuar si moskallëzim krimi dhe shitje narkotikësh.

 

Njoftim | Shkodër/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i kërkimeve dhe punës së inteligjencës policore, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në fshatin Hot i Ri, rreth 1 vit më parë. Deri tani, për këtë rast, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe vijon punën për ndalimin e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim.

 

Në vijim të punës për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në lidhje me vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, më datë më 21.09.2023, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. M., 21 vjeç, banues në Shkodër.

 

Për të, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 21-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të vënë në pranga nga Policia, ka vrarë shtetasin V. F., 33 vjeç.

 

Në lidhje me këtë rast, Policia ka vënë në pranga dhe shtetasin E. D., për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit A. M., të kërkuar për të njëjtat vepra penale.

 

Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page