top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUA KLAUDJO LAMAJ: ARMË ZJARRI + MUNICION + AUTOMJET TË BLINDUAR ME TARGA GJERMANE.

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan z. Klaudjo Lamaj.

 

Arrestimi i tij u krye nga Forcat “Shqiponja” në rrugën “Bajram Curri”, sepse, qarkullonte me një automjet tip “Audi” të blinduar dhe me targa gjermane.

 

Gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.

 

Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

 

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

 

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ditën e djeshme kanë siguruar informacion nga inteligjenca informative se me një automjet tip “Audi” të blinduar, me targa gjermane, qarkullonte një shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar në këto informacione është organizuar puna për kapjen e tij dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”.

 

Në rrugën “Bajram Curri” shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.

 

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page