top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA KEVIN CUNGU: DYSHOHET SE PËRDHUNOI NJË VAJZË TË MITUR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kevin Cungu, me moshë 22 vjeç.

Ai dyshohet se abuzoi me një të mitur.

 

Ai është arrestuar në vitin 2021 për vrasje me dashje të mbetur.

 

Kumtohet se ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15 vjeçare, të cilën e ka bindur që të shkonte në banesën e tij.

 

Aty 15-vjeçarja nuk ka pranuar që të kryejë marrëdhënie me të, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.

 

Më 11 shtator 2020 ai akuzohet se ka plagosur me armë zjarri z. Rexhep Xhekja.

 

Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.

 

Kevin Cungu është emër i njohur për policinë ai është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

 

Kujtojmë që në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin R. Xh. Ndërkohë për sa i përket ngjarjes, ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15-vjecare.

 

Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. Aty 15-vjeçarja nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me K. C., por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page