U ARRESTUA ISH-DEPUTETI I PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË JURGIS ÇYRBJA: AKUZOHET SE ËSHTË I LIDHUR ME AGJENTURËN E KRIMIT ORDINER.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 21, 2024
- 2 min read
Durrës, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të hetimit penal arrestuan:
1- Ish-deputetin e Partisë Socialiste të Shqipërisë Jurgis Çyrbja;
2- Z. Ahmet Masha (ky i fundit i dënuar nga Gjykata e Durrësit në muajin dhjetor të vitit 2013, për kontrabandë mallrash në portin e Durrësit).
Deputeti Çyrbja dyshohet se ka qenë përdorues i platformës së koduar Sky Ecc dhe se ka pasur aty komunikime me subjekte që i përkasin agjenturës së krimit ordiner, që vepron kryesisht në qarkun e Durrësit.
Në një njoftim zyrtar për entet mediatike Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur akuzat penale që i atribuhohen atij.
Sipas SPAK-ut z. Çyrbja akuzohet për tre vepra penale;
1- “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
2- “Përkrahja e autorit të krimit”.
3- “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Ndaj z. Çyrbja Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shqiptuar masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”.
Njoftim | Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.
Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje, thuhet në njoftimin e SPAKU-t.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments