top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA INDRIT VUCAJ: 5 MIJË € OSE TË BOTOJ NË RRJETET SOCIALE VIRTUALE FOTOGRAFITË KOMPROMENTUESE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Indrit Vucaj, me moshë 30 vjeç.

 

Ai akuzohet se shantazhonte një qytetare me synimin për t’i zhvatur 5 mijë euro.

 

Ai akuzohet se ka përndjekur fizikisht dhe njëkohësisht në rrjetet sociale virtuale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale virtuale.

 

Ai ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim dhe i proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në Konfederatën e Zvicrës.

 

Ai  postonte vazhdimisht fotografi me tufa me pare kesh në rrjetet sociale virtuale.

 

Ai akuzohet për konsum të veprave penale të parashikuara si;

1- Përndjekja”.

2- Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

 

Njoftim | Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page