
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit arrestuan:
1- Z. Ilirjan Gjuni.
Njoftim | Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Feedback”.
Gjatë muajit shkurt 2025, dogji një automjet, tentoi të digjte një automjet tjetër dhe vodhi një monopatinë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
32-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen 2 maska, 2 jelekë multifunksionalë si ato të Policisë dhe 1 shkop bejsbolli, që i posedonte ky shtetas në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Feedback”, për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin:
I. Gj., 32 vjeç, banues në Paskuqan.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit dyshohet se ky shtetas:
-më datë 09.02.2025, në Babrru, ka djegur automjetin e shtetasit A. M.;
-më datë 04.02.2025, në Babrru, ka tentuar të djegë automjetin e shtetasit A. H;
-më datë 02.02.2025, në Kamëz, ka vjedhur një monopatinë.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments