top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA HASAN HASANAJ: AKUZOHET PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Hasan Hasanaj.

 

Ai u arrestua në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”.

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 23”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

 

U kap në flagrancë me armë zjarri automatik, vihet në pranga 44-vjeçari, në Vlorë.

 

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik.

 

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 23”.

 

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi H. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page