top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUA HAJRI PULAKA: AKUZOHET PËR VEPRËN PENALE “HEQJE E PALIGJSHME E LIRISË”.

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit arrestuan:

1- Hajri Pulaka, me moshë 19 vjeç.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor për shekelje penale të parashikuar si “Heqje e Paligjshme e Lirisë”.

 

Ai akuzohet se bashkë me 3 veta të tjerë morën peng, lidhën me pranga dhe dhunuan kriminalisht punonjësin e një kioske në Sheshin Skënderbej.

 

Tre bashkëpunëtorët e tij (menaxherët e kioskave), konkretisht z. Denis Baxhaku, z. Ermand Hoxha dhe z. Teo Kolemiço u arrestuan më 20 maj 2024.

 

Punonjësi i kioskës u rrëmbye në mes të sheshit Skënderbej pasi menaxherët dyshonin se u kishte vjedhur një shumë të hollash, të cilat mungonin xhiroja ditore.

 

Viktima u dhunua fizikisht gjersa i ra të fikët.

 

Dhunuesit e kanë përmendur duke i hedhur ujë të ftohtë dhe e kanë dhunuar fizkikisht sërish, ndërsa e mbanin të lidhur me pranga.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page