Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Gerald Hoxha, me moshë 34 vjeç.
Ai akuzohet se së bashku me një bashkëpunëtor (kamarier) përshtatën lokalin për shitur drogë.
Nga kontrolli në lokalin në pronësi të z. Hoxha shërbimet e Policisë së Shtetit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1- 40 doza të lëndës narkotike kokainë.
2- Disa doza kanabisi, gati për shitje.
3- 1 armë zjarri pistoletë.
4- 37500 lekë.
5- 230 euro.
6- 40 franga.
7- 70 paund.
8- 2 peshore elektronike.
9- 2 celularë.
Aktet proceduriale penale në ngarkimin e tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments