Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Gentan Hasalla, me moshë 49 vjeç.
Ai u arrestua pas një sherri mes tij dhe një 40-vjeçari, ku gjatë sherrit u përdor një armë e ftohtë (thikë).
Z. Hasalla pas sherrit nga nxjerrë thikën dhe ka plagosur 40-vjeçarin duke tentuar ta vrasë atë.
Policia bën me dije se 40-vjeçari ka marrë plagë në kokë dhe trup. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim | Lushnjë/Ndërhyrja e Policisë parandalon një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale. Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, vihet në pranga autori.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), në qytetin e Lushnjës, ka një konflikt, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:
-G. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments