top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUA GENTJAN HASA | HAJDUT SERIAL.

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gentjan Hasa.

 

Njoftim | DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, si rezultat i hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjes.

 

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer 4 vjedhje dhe është konfliktuar fizikisht me një shtetas tjetër.

 

Sekuestrohen shuma parash, vegla pune dhe armë të ftohta, që u gjetën në banesën e 33-vjeçarit.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Several”.

 

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi G. H., 33 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se:

 

- më datë 29.08.2024, ka vjedhur vegla pune në një pallat në ndërtim, në lagjen nr. 1;

 

- më datë 11.10.2024, ka vjedhur kabllo elektrike, në një kantier ndërtimi, në lagjen nr. 4;

 

- më datë 17.10.2024, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në një market në lagjen nr. 1;

- më datë 20.10.2024, ka vjedhur vegla pune në një banesë, në lagjen nr.17/1.

 

Gjithshtu, ky shtetas dyshohet se më datë 27.10.2024, në lagjen nr. 17/1, është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. T.

 

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash (euro dhe lekë), vegla pune, një mjet prerës (thikë) dhe një shkop bejsbolli.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page