U ARRESTUA GËZIM BOBA: ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR SEPSE ISHTE I DËNUAR ME 8 MUAJ BURG PËR SHPËRDORIM DETYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 2, 2024
- 2 min read
Bulqizë, Shqipëri | Strukturat vednore të Policisë së Shtetit arrestuan;
1- Z. Gëzim Boba.
Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Dibrës me 8-muaj heqje lirie për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Njoftim | Dibër/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Kapet dhe ndalohet një 52-vjeçar, i dënuar nga Gjykata e Dibrës me 8-muaj burgim, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Strukturat e Policisë të DVP Dibër, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G.B., 52 vjeç, banues në Bulqizë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Dibër, e ka dënuar me 8-muaj burgim për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Ky shtetas në vitin 2010, teksa mbante detyrën e përgjegjësit të Zyrës së Urbanistikës në bashkinë Bulqizë, me veprimet e tij në kundërshtim me ligjin, ka vendosur dërgimin për miratim të dy kërkesave për leje ndërtimi, të kërkuara nga dy shtetas.
Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments