top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUA FLORENC DEDA NGA RROGOZHINA | AKUZOHET PËR GRABITJE ME ARMË ZJARRI.

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Florenc Deda, me moshë 29 vjeç, nga Rrogozhina.

 

Ai akuzohet për grabitje me armë zjarri.

 

Njoftim | Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të merrte me dhunë, një shumë parash, në kasën e një banke të nivelit të dytë, në lagjen Nr. 3, Durrës, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

 

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte marrë me dhunë një shumë parash në lagjen Nr. 1, Durrës, dhe ishte larguar.

 

Falë mirorganizimit të punës, angazhimit të të gjitha shërbimeve policore, patrullës së përgjithshme, forcave “Shqiponja” dhe atyre operacionale, si dhe falë sigurimit të informacionit për autorin, pasi dyshohej se ishte i njëjti shtetas, u bë e mundur që në kuadër të operacionit policor të koduar “Exchange”, të identifikohej, kapej dhe vihej në pranga autori i dyshuar shtetasi F. D., 29 vjeç, banues në Rrogozhinë.

 

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se 29-vjeçari është autori i dyshuar i të dyja rasteve të tentativës dhe të marrjes me dhunë të shumës së parave në lagjen Nr. 1 dhe në lagjen Nr. 3, Durrës.

 

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan shumën e parave të marra me dhunë në exchange.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page