Ishulli Mikonos, Greqi | Strukturat vendore të policisë greke arrestuan:
1- Z. Fatjon Zaçe, me moshë 38 vjeç, i njohur si “Toni”.
Ai ka të shkuar kriminale për:
1- “Vrasje të mbetur në tentativë”.
2- “Armëmbajtje pa leje”.
3- “Vjedhje” etj.
Bashkë me z. Zaçe u arrestuan edhe:
1- Z. Ioannis Valasopoulos, memoshë 42 vjeç, i lindur në Belgjikë.
2- Z. Ioannis Ignatiadis, me moshë 38 vjeç.
3- Z. Kristoforos Hardaloupas, me moshë 21 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës së z. Zaçe, policia gjeti dhe sekuestroi:
1- 9095 €.
2- Dy telefona të lëvishëm (celularë).
3- Një automjet tip “Smart”.
Ndërsa gjatë arrestimit dhe kontrollit të banesave të shtetasve grekë, u gjetën dhe sekuestruan:
1- 22145 €.
2- 105 $.
3- 2 pistoleta.
4- 3 krehëra.
5- 103 fishekë.
6- 1 jelek anti-plumb.
7- 3 thika + celularë + motomjet + sende të tjera.
Ata vepronin si grup i strukturuar kriminal dhe kryenin gjobvënie ndaj bizneseve në Athinë dhe ishullin e Mikonosit (Mykonos), duke u ofruar bizneseve mbrojtje.
Veprimtaria e tyre kriminale dyshohet se ka filluar të paktën që prej muajit nëntor të vitit 2023.
Autoritetet greke të hetimit penal kanë arritur të dokumentojë veprimtarinë e tyre kriminale në të paktën 4 raste.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments