top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA FATJON MERSINI | ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PASI REZULTONTE I DËNUAR ME 5.6 VITE BURG PËR DY VEPRA PENALE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Fatjon Mersini, me moshë 32 vjeç.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor pasi rezultonte dënuar me 5.6 vite burg për dy vepra penale, konkretisht për:

1- Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

2- Largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

 

Njoftim | Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar në kërkim, i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për dy vepra penale.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch 1”.

 

Si rezultat i operacionit, u kap dhe u ndalua shtetasi F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtteit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page