Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Fatjon Dauti.
Ai ndodhet në spitalin e Traumës, si pasojë e një konfikti ku u përfshi dje me z. Marjo Barjamaj, ngjarje kriminale e ndodhur në afërsi të rreth-rrotullimit tek TEG-ut.
Gjatë kontrollit fizik që u ndërmuar ndaj z. Dauti atij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një sasi e dyshuar lënde narkotike.
Në kërkim policor u shpall edhe z. Marjo Barjamaj.
Kumtohet se si shkak i konfliktit mes tyre të jetë përplasja e dy automjeteve por autoritetet e hetimit penal nuk përjashtojnë shkaqe të tjera.
Për shkak të një parakalimi të kryer ja në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor, dy drejtuese automjetesh (vajza) kanë fërkuar automjetet e tyre luksoze, konkretisht një “Audi A8” dhe një “Benz”, ku për pasojë automjetit tip “Audi A8” i është thyer pasqyra.
Dy vajzat kanë dalë nga automjetet e tyre dhe kanë debatuar me njëra-tjetrën, por nuk e kanë ndalur me kaq.
Ato kanë telefonuar të afërmit e tyre, të cilët, pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, janë dhunuar fizkisht me njëri-tjetrin.
I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë z. Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e drejtueses së automjetit, me z. Marjo Barjamaj.
Ata kanë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin dhe për pasojë z. Fatjon Dauti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ka marrë plagë në fytyrë dhe në kokë.
Policia raportoi se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por deri më tani nuk dihet se kujt prej personave të përfshirë në sherr i përket ajo. Po punohet për identifikimin e zotëruesit të saj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments