Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Eni Hatia, me moshë 33 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga autoritetet italiane të hetimit penal, i akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal në funksion të trafikimit të lëndëve narkotikëve.
Njoftim | Fier/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit".
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve, kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 33-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë kapur shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Eni Hatia, 33 vjeç, banues në Fier.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Fier, e arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Eni Hatia, të cilit autoritetet gjyqësore italiane i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments