Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Engjëllush Deliaj, me moshë 70 vjeç.
Ai akuzohet se vrau bashkëshorten Hati Deliaj, me moshë 64 vjeçe, duke e dhunuar fizikisht.
Znj. Deliaj, e cila ishte shtruar në spital qysh mbrëmë, kishte nofulla të thyera dhe shenja të tjera të dhunës fizike të ushtruara ndaj saj nga bashkëshorti.
Pavarësisht se iu dha ndihma e parë nga mjekët në spitalin e Vlorës, znj. Deliaj nuk mbijetoi dot.
Kumtohet se znj. Deliaj kishte rënë preh e dhunës edhe në të shkuarën. Gjatë periudhës së pandemisë ajo ishte shtruar për një muaj në një qendër për rehabilitimin e grave të dhunuara në periferi të Torinos, në Itali.
Gjatë këtij viti ajo kishte vuajtur nga probleme me mushkëritë dhe kishte kërkuar ndihmën e familjarëve të saj, të cilët e kishin dërguar në spitalin turk të Fierit, për t’i shpëtuar jetën, kjo pasi bashkëshorti i saj kishte refuzuar që ta ndihmonte të mjekohej.
Pas trajtimit në Fier, ajo kishte filluar të përmirësohej, ndërsa tre muajt e fundit, ai e kishte detyruar të ndërpriste çdo marrëdhënie me familjarët e saj dhe kishte refuzuar t’i lejonte ata në shtëpi.
Kontaktin e parë pas 3 muajsh me familjarët e bashkëshortes ai e pati vetëm për t'i njoftuar se znj. Deliaj ishte duke vdekur si pasojë e dhunës fizike të ushtruar ndaj asaj nga ai vetë.
Ai kishte telefonuar një kushërirë të gruas për gjendjen, ndërsa kur u telefonua nga njëra prej motrave të gruas, e cila e kërcënoi se do të njoftonte Policinë, ai më në fund u bind duke njoftuar ambulancën.
Ata nuk kishin fëmijë.
Por, z. Deliaj kishte tre djem nga martesa e tij e parë me një tjetër grua, e cila, ka vdekur.
Pas disa viteve që kishin jetuar në Itali ata u këthyen në Shqipëri ku znj. Deliaj gjeti vdekjen nga dhuna.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments