top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA ELVIS NDRECA: AKUZOHET PËR VEPRËN PENALE TË “SIGURIMIT TË KUSHTEVE PËR TË KRYER VRASJE” ME QËLLIM VRASJEN E DURIM BAMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 12
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elvis Ndreca.

 

Ai akuzohet për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”, me qëllim vrasjen e z. Durim Bami.

 

Z. Ndreca është kushëriri i ish-deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, z. Eduard Ndreca.

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”.

 

Kapet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar nga SPAK, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posacme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Wanted”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi:

 

E. N., 28 vjeç, banues në Lezhë.

 

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhr grupi i strukturuar kriminal.”

 

Shtetasi E. N. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedural, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page