Kavajë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Elton Tafa (banues në Kashar).
Ai akuzohet si hajdut makinash.
Njoftim | Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara gjatë hetimeve dyshohet se ky shtetas është autor i katër vjedhjeve, konkretisht: Ditën e djeshme ka vjedhur automjetin tip “Peugeot” të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga.
Po nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të automjeteve të ndodhura më parë, konkretisht.
Më datë 25.02.2024, ka vjedhur automjetin tip “Ford”, në Rrogozhinë. Më datë 20.08.2024, ka vjedhur automjetin tip “Chevrolet Matiz”, në Luz të Madh, Rrogozhinë.
Më datë 18.10.2024, ka vjedhur një automjet tip “Renault Tëingo, në lagjen nr. 2 Kavajë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários