U ARRESTUA EDISNAJDA SHAPKA: AKUZOHET PËR VEPRËN PENALE “TRAFIKIMI I NARKOTIKËVE” KRYER NË KUADËR TË ORGANIZATËS KRIMINALE NË ITALI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 13, 2024
- 2 min read
Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;
1- Znj. Edisnajda Shapka.
Ajo akuzohet për veprën penale:
1- “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale në Itali.
Pritet që ajo të ekstradohet në Itali, sepse, ndaj saj, Gjykata e Bolonjës ka shqiptuar masën e sigurimit vetjak “Arrest në burg”.
Njoftim | Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Operacionalja 19” çon në pranga një 45-vjeçare, e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, kapi në qytetin e Durrësit dhe vuri në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasen E.Sh., alias E.Sh., 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës.
Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetase në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments