top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA DASHAMIR GJEPALI: I DËNUAR ME BURG NË ITALI I AKUZUAR PËR 3 VEPRA PENALE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1. Z. Dashamir Gjepali, me moshë 50 vjeç, i lindur në Shijak, sepse ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos në vitin 2015 e ka dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.

 

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

 

Njoftim | Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 24”.

 

I dënuar në Itali, për 3 veprimtari kriminale, arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.

 

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24”, u lokalizua në Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

 

D. Gj, 50 vjeç, i lindur në Shijak.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.

 

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page