top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUA BULQIZAKU AMARILDO DANI: DYSHOHET SE I ZURI PUSI NJË TURISTI ITALIAN PËR TA GRABITUR ME THIKË.

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Amarildo Dani, me moshë 20 vjeç, me origjinë nga Bulqiza, banues në Itali.

 

Ai dyshohet se nën kërcënimin e një arme të ftohtë (thikë) u përpoq të grabiste një turist italian.

 

Akti i dyhsuar kriminal ngjau mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 13, Plazh, ku ai i ka zënë pusi turistit italian që po lëvizte me një automjet.

 

Pas veprimeve të para hetimore dhe dyshimeve të arsyeshme, dosja penale i kaloi Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page