Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;
1- Z. Bledar Trëndafili.
Ai u arrestua pas një muaj kërkimesh policore, sepse akuzohet se lyeu dhe dogji dogji me benzinë bashkëshorten e tij me të cilën ishin në proces divorci.
Në lidhje me këtë ngjarje kriminale Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇
U SHPALL NË KËRKIM POLICOR BLEDAR TRËNDAFILI | DYSHOHET SE LEU ME BENZINË BASHKËSHORTEN MELISA TRËNDAFILI DHE I VURI ZJARRIN.
Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Bledar Trëndafili, me moshë 45-vjeç.
Ai dyshohet se ka djegur me benzinë bashkëshorten e tij, znj. Melisa Trëndafili, me të cilën ishin të proces divorci.
Ai shkoi në banesën ku jeton bashkëshortja e tij dhe ka kryer aktin kriminal duke e spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
Njoftim | Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten, (në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.
Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.
Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments