Grenlandë | Policia e Grenlandës ka arrestuar:
1- Z. Poll Uotsoun (Paul Watson), mbështetur mbi urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Japonia.
Ai është ambientalist i njohur dhe kampionin i luftës kundër gjuetisë së balenave.
Në kohën e arrestimit, themeluesi i Sea Shepherd ishte në Nuuk, Grenlandë, ku varka e tij sapo ishte ankoruar për t'u furnizuar me karburant.
Me moshë 73 vjeç, po udhëtonte për në Oqeanin Paqësor të Veriut, ku ai dhe aktivistë të tjerë të Sea Shepherd synuan të pengonin aktivitetet e anijeve japoneze të gjuetisë së balenave.
Ministria daneze e Drejtësisë do të vendosë nëse do të ekstradojë apo jo në Japoni.
Ai pritet të qëndrojë i arrestuar deri më 15 gusht 2024. Aktivisti me pasaporta të dyfishta kanadeze dhe amerikane akuzohet nga autoritetet japoneze se ka rrezikuar jetën e marinarëve japonezë gjatë manovrave për të penguar gjuetinë e balenave.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments