Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Alehandro Pashuku.
Në kërkim policor u shpallën:
1- Z. Kristjan Pashuku.
Ata akuzohen se kishin skllavëruar një qytetar afgan me moshë të mitur (16 vjeç), të cilin, e përdornin për punë të detyruar në një auto-ofiçinë.
Në gjendje të lirë u procedua penalisht edhe babai dhe vëllai i të sipërcituarve.
Gjatë kontrollit në auto-ofiçinë policia vendore gjeti dhe sekuestroi;
1- Një armë zjarri automatike.
2- Një armë zjarri pistoletë imituese zhurme.
3- Një armë sportive pneumatike.
4- Municion luftarak.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments