Fshati Gjashtë, Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Admir (Ferik) Beqiri.
Z. Beqiri akuzohet se goditi me sende të forta (shishe qelqi) z. Gëzim Bizioni, i cili, vdiq në oborrin e banesës së tij.
Ngjarja kriminale ngjau pasditen e sotme, në fshatin Gjashtë, të Sarandës.
Njoftim | Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, A. F. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin G. B., rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments