top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“TYMI I BARDHË” NË SAMIT: PRESIDENTJA E KOMISIONIT EUROPIAN URSULA VON DER LEYEN MERR DETYRËN PËR PESË VJET TË TJERA SI PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bruksel, Belgjikë | Këshilli Evropian miratoi personat e propozuar nga tre grupet politike (EPP, Socialistët, Liberalët) të cilët do të marrin tre pozitat kryesore në Bashkimin Europian.

 

Znj. Ursula von der Leyen merr detyrën për pesë vjet të tjera si Presidente e Komisionit Evropian.

 

Ish-kryeministri portugez Antonio Kosta (Costa) i Social Demokratëve do të jetë presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian për një mandat 2.5-vjeçar të rinovueshëm.

 

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kalas, nga Liberalët, do të jetë Përfaqësuesja e Lartë e ardhshme e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për një mandat pesë-vjeçar.

 

Personat u miratuan me shumicë të cilësuar (duke përfshirë të paktën 21 vende që përfaqësojnë 65% të popullsisë evropiane).

 

Krerët europianë i dhanë thuajse menjëherë dritën jeshile të parët kandidaturave të z. Antonio Kosta (Costa) dhe znj. Kaya Kalas.

 

Më në fund u miratua kandidatura e znj. Ursula von der Leyen.

 

Diskutimi dhe votimi për zyrat e larta zgjati rreth një orë e gjysmë.

 

Kryeministrja e Estonisë, për shkak të kandidimit, dhe znj. Ursula von der Leyen ishin larguar nga salla.

 

Pas miratimit nga Këshilli Europian, kandidatura e znj. Ursula von der Leyen do të duhet të kalojë në një votim në Parlamentin Europian, i cili me gjasë do të zhvillohet më 18 korrik 2024, në seancën e parë Plenare të Parlamentit të ri Europian, në Strasburg.

 

Për miratimin e tij nevojiten të paktën 361 vota nga gjithsej 720 eurodeputetë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page