top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQIA ËSHTË UDHËHEQËSJA E STARTUP-it NË RAJON | STARTUP-et NGA RAJONI I EVROPËS LINDORE MBYLLËN 1286 MARRËVESHJE DHE SIGURUAN FINANCIM PREJ AFRO 3.9 MILIARDË € VITIN E KALUAR.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Athinë, Greqi | Startupet me origjinë nga vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore po tregojnë një vrull në rritje, me Turqinë që kryeson garën e investimeve dhe duke rritur distancën e saj nga vendet e tjera.

 

Kompanitë e teknologjisë me “ADN” turke, nga sektori i dërgesave online - që arritën të mbijetojnë në epokën pas pandemisë - deri tek kompanitë e inteligjencës artificiale, kryesojnë listën me investimet më të larta të vitit 2024 në këtë rajon, ndërsa Greqia, edhe pse më e ulët, ka fituar një masë kritike kompanish që u spikatën vitin e kaluar, nga sektori i teknologjisë hapësinore te robotika.

 

Sipas raportit “Venture in Eastern Europe 2024”, i përpiluar nga organizata How To Web dhe kompania Infobip, startup-et nga rajoni i Evropës Lindore mbyllën 1286 marrëveshje dhe siguruan financim prej afro 3.9 miliardë euro vitin e kaluar.

 

Rreth 90% e vëllimit të përgjithshëm të financimit u mblodh nga tetë vende, nga të cilat mbi 1 miliard euro ishin në Turqi, e cila, gjithashtu regjistroi numrin më të madh të transaksioneve, përkatësisht 534 nga gjithsej 1286 marrëveshje.

 

Në fakt, kapitali nuk ka rrjedhur vetëm tek kompanitë turke që janë në fazat e para të zhvillimit, por edhe tek ato që tashmë kanë fituar titullin e njëbrirëshit.

 

I tillë është rasti i kompanisë, AI Insider, e cila, është aktive në marketing, si dhe aplikacioni i popullarizuar i dërgesave online, Getir, secila duke mbledhur 225 milionë euro.

 

Kjo pasohet nga kompanitë me rrënjë polake, të cilat, mblodhën 592.1 milionë euro në një total prej 126 transaksionesh, ndërsa 536.6 milionë euro erdhën në kompanitë greke ose startup-et greke-ADN (me një themelues grek dhe një prani në këtë vend) gjatë një numri dukshëm më të vogël marrëveshjesh (41).

 

Kjo do të thotë se në Greqi vëllimi më i madh i kapitalit është drejtuar në më pak kompani në krahasim me vendet e tjera.

 

Ndër startup-et që ranë në sy është kompania e teknologjisë hapësinore D-Orbit, e cila, mblodhi 150 milionë euro, si dhe kompania Axelera AI, e cila, është aktive në industrinë e gjysmëpërçuesve të inteligjencës artificiale.

 

Pas Greqisë, pasojnë kompanitë nga Republika Çeke, të cilat, kanë mbledhur një shumë prej 426 milionë euro në 85 transaksione, Lituania (367 milionë euro), Estonia (342.3 milionë euro), Rumania (130.7 milionë euro) dhe Sllovakia (129.8 milionë euro).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page