top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURISTËT E PARË RUSË MBËRRITËN NË RESORTIN E KORESË SË VERIUT TË NDËRTUAR SIPAS STILIT ARKITEKTUROR SPANJOLL | 43 HOTELE PËRGJATË VIJËS BREGDETARE + DHJETËRA TË TJERË MË LARG SAJ.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 14, 2025
2 min read

Phenian, Kore e Veriut | “Një vendpushim i ri në bregdetin lindor të Koresë së Veriut, i kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut për trajtimin e ashpër të punëtorëve të ndërtimit, mirëpriti grupin e parë të turistëve rusë këtë javë”, raporton enti mediatik “BBC”.


Resorti Wonsan Kalma u përurua muajin e kaluar në një ceremoni madhështore nga diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un, i cili e quajti atë një destinacion turistik dhe kulturor të klasit botëror.


Detajet rreth ndërtimit të resortit kanë mbetur të mbuluara me mister në një vend kryesisht të mbyllur ndaj botës së jashtme.


Diktatori Kim Jong Un kaloi pjesën më të madhe të rinisë së tij në Wonsan, dhe përpara se të ndërtohej resorti i ri, qyteti ishte një destinacion i njohur turistik për elitën e vendit.


“Kur zona turistike Wonsan u planifikua fillimisht, ideja ishte të tërhiqeshin rreth një milion turistë në zonë, por të mbahej një zonë e mbyllur”, thotë z. Ri Jong Ho, një zyrtar i lartë ekonomik i Koresë së Veriut i përfshirë në fazat e hershme të planifikimit të resortit; i cili, dezertoi në vitin 2014.


Në vitin 2017, një vit para se të fillonte ndërtimi, diktatori Kim dërgoi një delegacion në Spanjë në një mision faktmbledhës, ku ekipi vizitoi qytetin turistik të Benidormit.


Delegacioni i Koresë së Veriut përfshinte politikanë të rangut të lartë dhe shumë arkitektë që morën shënime të gjera, kujton z. Matias Perez Suç (Such), një anëtar i ekipit spanjoll i cili priti delegacionin gjatë një turneu që përfshinte një park tematik, hotele luksoze dhe një marinë.


Një broshurë e Koresë së Veriut me një hartë të vendpushimit liston 43 hotele përgjatë plazhit, si dhe hotele të tjera të vendosura në një liqen artificial dhe vende kampingu.


Një park ujor, i pajisur me rrëshqitëse të verdha mbresëlënëse, ndodhet larg plazhit.


Më në veri, ka një zonë argëtimi që përfshin ndërtesa të identifikuara në plan si një teatër, qendra rekreative dhe fitnesi, dhe një kinema.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page