top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TRUPAT E PAJETË VAZHDOJNË TË LËVIZIN MË SHUMË SE NJË VIT PAS VDEKJES.

Sidnei, Australi | Shkencëtarët australianë kanë bërë një zbulim befasues: trupat e njeriut vazhdojnë të lëvizin për më shumë se një vit pasi u shpallën të vdekur.

 

Kërkimi novator, i udhëhequr nga znj. Ellisoun Uillsoun (Alyson Wilson), vëzhgoi lëvizjet e kufomave gjatë një periudhe 17-mujore në Institucionin Australian për Kërkime Eksperimentale Tafonomike (AFTER).

 

Duke përdorur fotografinë me kalim kohe, ekipi kapte imazhe çdo 30 minuta gjatë ditës, duke zbuluar se trupat shfaqnin lëvizje të vazhdueshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimit.

 

Ky zbulim sfidon supozimet e mëparshme rreth proceseve pas vdekjes dhe mund të ketë implikime të rëndësishme për fusha si patologjia dhe kriminologjia.

 

Të kuptuarit se si dhe pse ndodhin këto lëvizje mund të ndihmojë ekspertët e mjekësisë ligjore të vlerësojnë më mirë kohën e vdekjes, duke përmirësuar potencialisht saktësinë e hetimeve të vdekjes.

 

Znj. Uillosun (Wilson) ndau detajet e kërkimit të saj me entin mediatik Agence France Presse, duke nënvizuar se si ky studim shton njohuritë tona në zhvillim për trupin e njeriut pas vdekjes.

 

Ndërsa eksplorimi shkencor në misteret e vdekjes vazhdon, zbulime si ky mund të riformësojnë të kuptuarit tonë për atë që ndodh në tranzicionin nga jeta në “Përtejësinë e Madhe”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page