top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRUPAT E KORESË SË VERIUT NË MARIUPOL DHE KHARKIV.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Këshilltarët teknikë nga forcat e armatosura të Koresë së Veriut kanë mbërritur në qytetin port ukrainas të Mariupolit të pushtuar nga Rusia në jug”, tha një burim sigurie në Kiev për entin mediatik CNN, ndërsa një zëdhënës ushtarak tha se trupat e Koresë së Veriut ishin parë edhe në rajonin lindor të Kharkiv-it.

 

Trupat e Koresë së Veriut në Mariupol mbeten të shkëputura nga njësitë ruse që po mbështesin”, tha burimi, duke shtuar se ata kanë veshur uniforma ruse.

 

Sulmet e fundit me raketa ukrainase brenda Rusisë thuhet se kishin në shënjestër edhe një gjeneral të rangut të lartë të Koresë së Veriut.

 

Në Kharkiv unë shoh se ata po ndahen në njësi duke mbledhur grupe të vogla në vijën e parë”, tha z. Nazari (Nazariy) Kishak, komandanti i një njësie të Brigadës 153, për mediat ukrainase.

 

Ata janë duke pritur për kushte më të këqija moti, sepse për armikun kjo është koha më e mirë për të filluar operacionet sulmuese”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page