Uashington, Amerikë | Transmetuesi ABC dhe gazetari Xhorxh Stefanopulos (George Stephanopoulos) pajtohen me presidentin e zgjedhur Danlld Tramp (Donald Trump), për të zgjidhur padinë e tij për shpifje.
Si pjesë e marrëveshjes së arritur mes palëve, transmetuesi ABC dhe gazetari Stefanopulos do të paguajnë 15 milionë dollarë si kontribut bamirësie për një fondacion presidencial dhe një muze që do të krijohet nga ose për paditësin.
Transmetuesi ABC do të paguajë gjithashtu 1 milion dollarë për të mbuluar shpenzimet ligjore të z. Tramp.
Gazetari Stefanopulos dhe transmetuesi ABC do t'i kërkojnë gjithashtu falje presidentit të zgjedhur Tramp.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments