
Oslo, Norvegji | Një tramvaj ka dalë nga shinat në qendër të Oslos dhe është përplasur me një dyqan, duke depërtuar brenda. Aksidenti ka ndodhur jo shumë larg stacionit qendror.
Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe për momentin ka të paktën katër të lënduar, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit.
Transmetuesi publik norvegjez, Nrk, raporton se në bordin e tramvajit ishin rreth njëzet persona dhe se shpëtimtarët evakuuan të prekurit.
Energjia elektrike është ndërprerë nga rrjeti i tramvajit në zonë dhe ka probleme të rënda në qarkullim në qendër të kryeqytetit norvegjez.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments