Uashington, Amerikë | “Operacioni Aurora”: kështu e quajti kandidati republikan presidencial Danlld Tramp (Donald Trump) deportimin më të madh masiv të emigrantëve të paligjshëm që premtoi në rast të fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane në qytetin me të njëjtin emër në Kolorado.
“Unë njoftoj se sapo të marr detyrën do të kemi një operacion në nivel federal për të përshpejtuar heqjen e këtyre bandave të egra”, siguroi manjati nga Aurora, duke kujtuar përdorimin e Aktit të Armiqve të huaj, të vitit 1798.
“Pushtimi - shtoi ish-presidenti amerikan - do të ndalet”.
“Fluturimet e emigrantëve do të përfundojnë dhe aplikacioni Kamala për emigrantët e paligjshëm do të mbyllet menjëherë brenda 24 orëve.
Po atë ditë ne do të fillojmë gjetjen dhe deportimin e çdo anëtari të bandave të emigrantëve të paligjshëm.
Ne do t'i nxjerrim jashtë, do të jetë një ndërmarrje e madhe kombëtare”, tha z. Tramp, ndërsa njoftoi vendosjen e ekipeve elitare nga Doganat, Mbrojtja Kufitare dhe agjenci të tjera federale të zbatimit të ligjit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments