TRAMP U BETUA SI PRESIDENTI I 47-të I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS: “EPOKA E ARTË FILLON TANI; AMERIKA E PARA”- THA AI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 20
- 1 min read

Ushington, Amerikë | “Shfrytëzimi dhe politizimi i Departamentit të Drejtësisë do të përfundojë me mua”, tha ai në fjalimin e tij inaugurues.
“Që nga ky moment, rënia amerikane ka mbaruar”, tha ai.
“Epoka e artë fillon tani, vendi ynë do të lulëzojë dhe unë gjithmonë do ta vendos Amerikën në vend të parë”, tha z. Danlld Tramp (Donald Trump) në fjalimin e tij të përurimit.
“Unë u shpëtova nga Zoti për një arsye, për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha presidenti Tramp, duke pretenduar se ai u vu në provë nga ata që u përpoqën t'i privonin lirinë dhe madje edhe jetën e tij, një referencë për sulmin e dështuar.
Një pasazh që u përshëndet ovacione.
Presidenti Tramp sulmoi parinë (elitën) ekstremiste dhe të korruptuar në Uashington, duke iu referuar administratës së mëparshme Baidn (Biden).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments