TRAMP DHE PUTIN DAKORD PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE PËR UKRAINËN + PËR VIZITA TË NDËRSJELLA | PRESIDENTI TRAMP NGARKOI SEKRETARIN E SHTETIT + SHEFIN E CIA-s + TË DËRGUARIN E POSAÇËM ME DETYRA KONKRETE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 12
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi në rrjetin social “Truth” se ai dhe presidenti rus Putin kanë rënë dakord të punojnë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitën në kombet e njëri-tjetrit.
Ne gjithashtu ramë dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat (për Ukrainën) dhe ne do të fillojmë duke telefonuar presidentin ukrainas Zelenski për ta informuar atë për bisedën.
I kam kërkuar sekretarit të Shtetit Marko (Marco) Rubio, drejtorit të CIA-s Xhan Retklif (John Ratcliffe), këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Majkll Uollc (Michael Waltz) dhe ambasadorit dhe të dërguarit të posaçëm Stiv Uitkof (Steve Witkoff) të udhëheqin negociatat, të cilat, besoj me vendosmëri se do të jenë të suksesshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments