TRAGJEDI NË SHKODËR: KOLË MANAJ DHE ANILA NDOKA (PRENDUSHI) U GJETËN NË AUTOMJET ME PLAGË TË SHKAKTUARA NGA ARMË ZJARRI | KOLË MANAJ VDIQ; ANILA NDOKA (PRENDUSHI) GJENDET NË SPITAL NË GJENDJE KRITIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 18, 2025
- 1 min read

Lagjja “Mark Lula”, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, në një automjet u gjetën me plagë të shkaktuara nga armë zjarri:
1- Z. Kolë Manaj, me moshë 34 vjeç.
2- Znj. Anila Ndoka (Prendushi).

Z. Kolë Manaj vdiq, ndërsa znj. Anila Ndoka (Prendushi) u transportua në spital në gjendje shumë të rëndë.
Nuk përjashtohet asnjë pistë hetimore për këtë ngjarje kaq tragjike.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit





___.png)





























Comments