Shën Françesk (San Francisco), Amerikë | “Trageti i parë komercial i pasagjerëve me hidrogjen në botë do të fillojë të funksionojë në Gjirin e San Franciskos si pjesë e planeve për të hequr gradualisht anijet me naftë dhe për të reduktuar emetimet e karbonit që ngrohin planetin”, thanë të premten zyrtarët e Kalifornisë, duke demonstruar anijen.
“Katamarani 70 këmbë (21 metra) i quajtur MV Sea Change do të transportojë deri në 75 pasagjerë përgjatë linjës ujore midis Pier 41 dhe terminalit të trageteve në qendër të Shën Françeskut (San Francisko) duke filluar nga 19 korriku”, thanë zyrtarët.
Shërbimi do të jetë falas për gjashtë muaj, ndërkohë që do të funksionojë si pjesë e një programi pilot.
“Implikimet për këtë janë të mëdha sepse ky nuk është ndalesa e tij e fundit”, tha z. Xhim Uandërmen (Jim Wunderman), kryetar i Autoritetit të Transportit Emergjent Ujor të Zonës së Gjirit të Shën Françeskut, i cili, drejton tragetet e udhëtarëve nëpër gji.
“Nëse ne mund ta operojmë këtë me sukses, do të ketë më shumë nga këto anije në flotën tonë dhe në flotat e tjera në Shtetet e Bashkuara, por edhe në botë”, thane zyrtarët.
Katamarani Sea Change mund të udhëtojë rreth 300 milje detare dhe të funksionojë për 16 orë përpara se të ketë nevojë të furnizohet me karburant.
Qelizat e karburantit prodhojnë energji elektrike duke kombinuar oksigjenin dhe hidrogjenin në një reaksion elektrokimik që lëshon ujë si një nënprodukt.
“Teknologjia mund të ndihmojë në pastrimin e industrisë së transportit detar, e cila prodhon gati 3% të emetimeve totale të gazrave serrë në botë”, thanë zyrtarët.
Kjo është më pak se nga makinat, kamionët, hekurudhat ose aviacioni, por ende shumë, dhe është në rritje.
Z. Frenk Ullek (Frank Wolak), president dhe CEO i Shoqatës së Energjisë së Qelizës së Karburantit dhe Hidrogjenit, tha se trageti është kuptimplotë sepse është e vështirë të reduktohen emetimet e gazit serrë nga anijet.
“Vlera e vërtetë e kësaj është kur shumëzohesh me numrin e trageteve që operojnë në mbarë botën. Këtu ka një potencial të madh. Kjo është mënyra se si mund të filloni të largoni intensitetin e karbonit të porteve tuaja”, tha ai.
Mbështetësit gjithashtu shpresojnë që qelizat e karburantit me hidrogjen mund të fuqizojnë anijet me kontejnerë.
Organizata Ndërkombëtare Detare, e cila rregullon transportin tregtar, dëshiron të përgjysmojë çlirimin e gazit serrë deri në mesin e shekullit.
Ndërsa emetimet e karburanteve fosile vazhdojnë të ngrohin atmosferën e Tokës, administrata e presidentit amerikan Baidn (Biden) po i drejtohet hidrogjenit si një burim energjie për automjetet dhe për prodhimin e energjisë elektrike.
Ajo ka ofruar 8 miliardë dollarë për të joshur industritë, inxhinierët dhe planifikuesit e vendit të kuptojnë se si të prodhojnë dhe ofrojnë hidrogjen të pastër.
Grupet mjedisore thonë se hidrogjeni paraqet ndotjen e tij dhe rreziqet klimatike.
Tani për tani, hidrogjeni që prodhohet globalisht çdo vit, kryesisht për rafineritë dhe prodhimin e plehrave, prodhohet duke përdorur gaz natyror.
Ky proces e ngroh planetin në vend që ta shpëtojë atë.
Në të vërtetë, një studim i ri nga studiues nga universitetet Cornell dhe Stanford zbuloi se shumica e prodhimit të hidrogjenit lëshon dioksid karboni, që do të thotë se transporti me karburant hidrogjeni nuk mund të konsiderohet ende energji e pastër.
Megjithatë, përkrahësit e transportit me energji hidrogjeni thonë se në planin afatgjatë, prodhimi i hidrogjenit është i destinuar të bëhet më i sigurt për mjedisin.
Ata parashikojnë një përdorim në rritje të energjisë elektrike nga energjia e erës dhe diellit, e cila mund të ndajë hidrogjenin dhe oksigjenin në ujë.
Meqenëse këto forma të rinovueshme të energjisë fitojnë përdorim më të gjerë, prodhimi i hidrogjenit duhet të bëhet një proces më i pastër dhe më pak i kushtueshëm.
Projekti Sea Change u financua dhe menaxhohej nga firma e investimeve SWITCH Maritime.
Anija u ndërtua në Bay Ship dhe Yacht në Alameda, Kaliforni, dhe All-American Marine në Bellingham, Uashington.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments