top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TRAFIKU I KOKAINËS NGA HOLANDA: 20 ARRESTIME NË OSTIA TË ITALISË | HETIMET FILLUAN HETIMET PAS ARRESTIMIT TË KLAUDIO KORELIT (CLAUDIO CORELLI) TË CILIT IU KAP 220 GR KOKAINË.

Romë, Itali | Në ekipin e DDA-së të Prokurorisë Publike të Romës, që në dritën e parë të agimit, Karabinierët e Grupit Ostia kanë ekzekutuar një urdhër, të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Romës, i cili urdhëron arrestimin e 20 personave, të gjithë të dyshuar rëndë, në cilësi të ndryshme, për bashkim kriminal me qëllim trafikun, posedimin, tregtimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

 

Hetimet nga Karabinierët që nisën pas arrestimit të z. Klaudio Koreli (Claudio Corelli), të gjetur në zotërim të 220 gr kokainë, vëllait të z. Paolo Korelli, i vrarë më 14 shkurt 2022 në Akilia (Acilia), kanë bërë të mundur grumbullimin e elementeve të rëndë rrethanorë në lidhje me ekzistencën e një organizatë kriminale të dedikuar për importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Holanda në Romë për një xhiro miliona eurosh.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Комментарии

Оценка: 0 из 5 звезд.
Еще нет оценок

Добавить рейтинг
bottom of page