Toskanë, Itali | Një tragjedi e afërt në Kastelnuovo Grafanjna (Castelnuovo Garfagnana) ku mbrëmjen e së premtes, 70-vjeçari me kombësi shqiptare, Luan Haxhi, goditi vazhdimisht me thikë nusen e djalit të tij, me moshë 28-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
E transferuar në urgjencë, ajo u trajtua dhe do të trajtohet për rreth dhjetë ditë.
Ajo nuk rrezikon të vdesë.
Të alarmuar nga një fqinj që u alarmua nga britmat e gruas, Karabinierët nga kompania Kastelnuovo Garfanjana ndërhynë jashtë shtëpisë së familjes në rrugën Axi (Via Azzi), dhe "shtinë në dorë" të moshuarin që tashmë kishte në xhep biletën e avionit për në Tiranë.
Përballë rrezikut real të arratisjes, burri u arrestua për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë dhe aktualisht ndodhet në burgun e Shën Gjergjit (San Giorgio) në Lukë (Lucca).
Në zanafillën e mosmarrëveshjes - karabinierve iu desh të ndërhynin disa ditë më parë për të shuar një diskutim të nxehtë mes të dyve - vizioni i ndryshëm i rolit të gruas, kjo e fundit, e mbështetur nga burri i saj, por, me sa duket, pa miratimin e vjehrrit të saj
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント