Berlin, Gjermani | Topakëmbasi Manuel Neuer, portieri 38-vjeçar i Bayern Mynihut dhe kombëtares gjermane, me të cilin fitoi Kupën e Botës në vitin 2014 dhe u shpall edhe portieri më i mirë i atij turneu, ka vendosur të mos e mbajë më fanellën e Gjermanisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në rrjetet sociale, duke shpjeguar se në fillim doja të vazhdoja deri në Botërorin 2026, por më pas kuptova se ishte momenti i duhur për të hedhur këtë hap.
Tani do të fokusohem 100% te Bayerni, tha ai.
Topakëmabsi Neuer ka dashur të sqarojë gjithashtu se këtë vendim e ka marrë pasi ka folur me familjen e tij dhe me trajnerin e kombëtares Julian Nagelsmann.
Paraqitja e tij e fundit për Gjermaninë ishte pra në humbjen çerekfinale të Euro 2024 kundër Spanjës.
Ai e mbylli me 124 paraqitje për kombëtaren, nga të cilat 61 me shiritin e kapitenit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments