Buenos Aries, Argjentinë | Topakëmbasi Diego Armando Maradona do të ketë mauzoleun e tij, në Buenos Aires.
Drejtësia argjentinase autorizoi sot transferimin e trupit nga varrezat Bella Vista, në strukturën që do të ngrihet në lagjen Puerto Madero, një nga pikat kryesore turistike të kryeqytetit.
Vendimi i gjykatës numër 3, të San Isidro-s, e cila, ende po heton vdekjen e “Pibe de oro”, e ndodhur më 20 nëntor 2020 në rrethana ende të paqarta, pranoi kërkesën e vajzave, Dalma dhe Xhanina (Giannina), së bashku me pjesën tjetër të trashëgimtarëve, të cilët, në fund të vitit 2023 shprehën dëshirën për të krijuar Memorialin M10, i cili, u konceptua si vendi ku topakëmbasi Maradona do të gjejë prehjen e përjetshme, pranë popullit argjentinas.
Ideja e projektit, thanë trashëgimtarët në momentin e prezantimit, është që mauzoleumi të jetë i hapur për publikun dhe se do të ndërtohet në një sferë që lidh sot pallatin qeveritar, Kaza (Casa) Rosada, me lagje elegante të Puerto Madero-s, dhe e cila gjithashtu mund të arrihet në këmbë nga Plaza de Mayo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments