top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“TOKA E ZEZË”; ROSKOVEC | ENDRI AJDINI DHE IGLI AJDINI (VËLLEZËR MES TYRE) U ARRESTUAN; 65 RRËNJË HASHASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 4
  • 1 min read

Toka e zezë”, Roskovec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Endri Ajdini.

2- Z. Igli Ajdini (vëllezër me njëri tjetrin).


Njoftim | Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.


U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër).


Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.


Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.


Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.


Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page