top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: U EKSTRADUA NGA MBRETËRIA E SPANJËS KRESHNIK HAXHIAJ NGA TROPOJA | GJKKO-ja E KA DËNUAR ME 4 VJET + 6 MUAJ BURG PËR NXITJE TË TERRORIZMIT ISLAMIK KUNDËR RENDIT KUSHTETUES TË RSH-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 7
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit deportuan nga Mbretëria e Spanjës të shpallurin në kërkim policor:

1- Kreshnik Haxhiaj.

 

GjKKO-ja ndaj tij ka shqiptuar dënim penal me akuzën e përfshirjes në veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit - duke e dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale të parshikuar si:

1- Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Deportimi”.

 

Operacioni nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe me Policinë e Spanjës.

 

Deportohet nga Spanja, një shtetas i dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

 

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të DPPSH-së dhe me Policinë e Spanjës, Drejtoria e Antiterrorit finalizoi operacionin “Deportimi”, gjatë të cilit u deportua nga Spanja, shtetasi K. H., 39 vjeç.

 

39-vjeçari i kapur në Spanjë, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse në vitin 2024, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

 

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page