TIRANË: U ARRESTUA MANUEL MORELLA (QYTETAR ITALIAN) | AKUZOHET SE IMPORTONTE HASHASH NGA AMERIKA NËPËRMJET SHËRBIMIT POSTAR PËR TA SHITUR NË SHQIPËRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 23
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan;
1- Z. Manuel Morella (i vetëidentifikuar me këtë gjeneralitet), me moshë 23-vjeç, qytetar italian.
Ai akuzohet se importonte hashash nga Amerika.
Njoftim | Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.
U kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar, vihet në pranga 23-vjeçari.
Sekuestrohen 917 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë TCH (me vlerë rreth 20 000 euro), një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.
Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi italian M. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 475 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 442 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments