top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: U ARRESTUA LORENCO TELHALLARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 29
  • 1 min read
Z. Arjan Telhallari me armë zjarri në dorë në ditën e ngjarjes kriminale për të cilën është nën hetim penal paraprak.
Z. Arjan Telhallari me armë zjarri në dorë në ditën e ngjarjes kriminale për të cilën është nën hetim penal paraprak.

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Lorenco (Arjan) Telhellari.


I arrestuar është edhe i ati i tij, z. Arjan Telhallari.


Ata akuzohen si të përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur më 29 prill të vitit 2025 ku pati një përplasje me armë zjarri në një zyrë zgjedhore në lagjen “Ali Demi”, në Tiranë.


Ata janë nën hetim penal për shkelje penale të parashikuar si:

1- Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”.

2- Kanosja”.


Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.


Ky shtetas së bashku me babain e tij shtetasin A. T (i ndaluar me datë 18 Maj), dyshohen si autorët e ngjarjes me datë 29.04.2025, në lagjen “Ali Demi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

I arrestuari.
I arrestuari.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page